Kronikë

Dorëhiqen tre gjyqtarë nga komunitetet të dekretuar në tetor të këtij viti

Më 24 tetor, 42 gjyqtarë e 13 prokurorë nga komunitetet, bënë një lloj betimi para se të dekretoheshin nga presidenti Thaçi.

Por, pak më shumë se dy muaj më vonë, numri i tyre ka rënë në 39, raporton KTV.

Idrizi, për Ekonomiaonline, ka thënë se edhe 5 të tjerë nuk kishin mundur të dekretoheshin, pasi që kishin arritur moshën e pensionimit.

Integrimi i gjyqtarëve e prokurorëve serbë, ishte paraparë të ndodhë në fillim të vitit 2017, por ishte shtyrë për arsye të ndryshme.

Madje, një javë para betimit, krerët e institucioneve të drejtësisë, më kot kishin pritur brenda Presidencës arritjen e tyre.

Kjo kishte ngjallur reagime të Presidentit Thaçi, që kishte fajësuar Serbinë për pengim të procesit, e nuk e kishte kursyer as Bashkimin Evropian nga kritikat.

“Veprimi i sotëm i pengimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vijnë sot për dekretim te Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi”, thuhej në reagimin e tij.