Drejtori i Krimeve Ekonomike sulmon drejtorin e Valës

Drejtori i Krimeve Ekonomike sulmon drejtorin e Valës

30 dhjetor 2017 14:37

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Prishtinë, në mes të figurave të njohura publike në vend.

Hiç më pak se drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, bashkë me një zyrtar tjetër policie janë përfshirë në përleshje fizike me drejtorin e Postës së Kosovës, Agron Mustafa.

Koha.net ka shkuar në vendin e ngjarjes pak minuta pasi ka ndodhur rrahja, në vendin e njohur si “Kafetë e vogla”. Dëshmitarët okularë, që kanë dashur të mbesin anonim ia kanë konfirmuar portalit se rrahja ka ndodhur.

Koha.net mëson se Mustafa është rrahur nga Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, por një gjë të tillë ky i fundit e mohon.

“Nuk është e vërtetë që ka qenë rrahje. Ka qenë një fjalosje ndaj Mustafës dhe një kolegut tim. Unë kam qenë në veturë duke e prit kolegun tim, kam dalë nga vetura vetëm për ta zgjidhur çështjen”, tha Sahiti për Koha.net i cili shtoi se për momentin gjendet në Polici për të dhënë deklaratën.

Koha.net ka provuar që të flasë edhe me drejtorin e Postës së Kosovës, por qasja me të ka qenë e pamundur. Mustafa e ka pasur të fikur telefonin. Megjithatë ai ka folur për disa mediume tjera, ku ka thënë se personi tjetër që e ka sulmuar atë është një polic që njihet si Tarkani. Mustafa ka thënë se nuk e di pse është sulmuar.

Vendi ku ka ndodhur sulmi:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme