Kronikë

Të maskuar dhe me armë, grabitet banka në Laç

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Laçit është grabitur nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Policia e Kurbinit njofton se ka marrë një telefonatë rreth orës 16:30 minuta dje, ku është lajmëruar se persona të maskuar dhe të armatosur, pasi kanë thyer xhamin e njësisë bankare, kanë marrë prej andej një sasi parash, që ndodheshin në përpunim nga punonjësit e bankës, transmeton tch.

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet duke përfituar edhe nga errësira për të humbur gjurmët.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës për arrestimin e autorëve.