Shtatë të lënduar në aksident trafiku në Skenderaj Foto: Ilustrim

Shtatë të lënduar në aksident trafiku në Skenderaj

29 dhjetor 2017 11:50

Në fshatin Llaushë të Skenderajt dje ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar shtatë persona, transmeton Koha.net.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tre meshkuj dhe katër femra”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK shton se të njëjtit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës ndërsa një prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme