Rrahje masive për kontest pronësor, katër të arrestuar Foto: Ilustrim

Rrahje masive për kontest pronësor, katër të arrestuar

29 dhjetor 2017 10:59

Një rrahje masive ka ndodhur dje në fshatin Beguncë të Vitisë për kontest pronësor, me ç’rast janë arrestuar katër persona.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, që tregon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme