Në qendër të Pejës, të miturit sulmojnë dhe grabisin një vajzë

Në qendër të Pejës, të miturit sulmojnë dhe grabisin një vajzë

29 dhjetor 2017 08:03

Në qendër të Pejë, të martën mbrëma një grup të miturish ka sulmuar një vajzë. Pas goditjeve ajo është alivanosur. Policia e Pejës ka hapur rastin dhe është vënë në identifikimin e autorëve dhe të viktimës.

Momentin e kryerjes së kësaj vepre e ka kapur kamera e sigurisë e një lokali, përballë shtëpisë së mallrave të Pejës. Ky videoincizim është publikuar në disa media online, shkruan sot Koha Ditore.

Në dyqanin, kamerat e së cilës e kanë incizuar ngjarjen, një punëtore që nuk ka dashur ta bëj publik emrin për gazetë, vetëm ka konfirmuar se policia ka qenë të mërkurën pas dite në shitore, para se videoincizimi të bëhej publik...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme