Një djalë ther me thikë një vajzë të mitur në Prishtinë Foto: Ilustrim

Një djalë ther me thikë një vajzë të mitur në Prishtinë

28 dhjetor 2017 11:35

Në rrugën “Tahir Zajmi” gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një therje me thikë.

Siç raporton policia, therja ka ndodhur mes dy të miturve, ku një djalë ka therur një vajzë.

“I dyshuari i mitur mashkull ka sulmuar fizikisht duke therur me thikë viktimën e mitur femër”, thuhet në raportin e sotëm policor, transmeton Koha.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme