Lëndohen dy persona nga rënia e liftit në një ndërtesë në Prishtinë

Lëndohen dy persona nga rënia e liftit në një ndërtesë në Prishtinë

27 dhjetor 2017 14:20

Dy gra janë lënduar nga rënia e liftit në një ndërtesë në Prishtinë, sot rreth orës 11:00.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ajo ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën Shaban Polluzha, dhe në lift ishin katër persona.

“Një lift, ku gjendeshin katër persona, për shkaqe ende të panjohura ka rënë. Lëndime kanë pësuar dy persona, femra. Të lënduarat janë B.G 1971 dhe Z.B 1978. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme