Ndërron jetë në QKUK pas aksidentit të pësuar rreth një muaj më parë Foto: Ilustrim

Ndërron jetë në QKUK pas aksidentit të pësuar rreth një muaj më parë

27 dhjetor 2017 11:02

Një burrë i komunitetit rom ka ndërruar jetë dje në QKUK, pas plagëve të marra në aksident trafiku më 1 dhjetor, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Viktima raportohet se është nga fshati Fortesë i Rahovecit, transmeton Koha.net.

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima, burrë i komunitetit rom, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, më 26.12.2017 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme