Kapet drogë te dy të burgosur në Dubravë Foto: Ilustrim

Kapet drogë te dy të burgosur në Dubravë

27 dhjetor 2017 10:55

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka sekuestruar substancë narkotike që ka gjetur te dy të burgosur në Burgun e Dubravës në Istog.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:25, transmeton Koha.net.

“Më 26.12.2017 gjatë kontrollit te dy të dyshuar, burra shqiptarë (të burgosur), është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thotë PK.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme