Bëjnë për spital dy persona, arrestohen tre të dyshuarit Foto: Ilustrim

Bëjnë për spital dy persona, arrestohen tre të dyshuarit

27 dhjetor 2017 10:48

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, të dyshuar për rrahjen e dy personave të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, transmeton kp.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat, burra shqiptarë, duke u shkaktuar lëndime trupore”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shton PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme