Vritet një person në veri të Mitrovicës

Vritet një person në veri të Mitrovicës

27 dhjetor 2017 08:32

Një person dyshohet se është vrarë në veriun e Mitrovicës.

KosovaPress ka fotografinë nga vendi i ngjarjes ku shihet personi i shtrirë në rrugë afër veturës Ford Focus me targa të Krushevcit (qytet në Serbi) e që me gjasë është e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Car Dushan” rreth orës 5 e 30 të mëngjesit.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq.

“Ajo që mund të konfirmoj deri më tani është se në trupin e viktimës vërehen plagë. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Bojiq.

Edhe zëvendësi i tij Besim Hoti konfirmon rastin duke thënë se dyshohet se bëhet fjalë për vrasje pasi që ka gjak në pjesën e barkut.

Sipas Hotit, ende nuk dihet për identitetin e tij pasi që viktima nuk ka dokumente me vete.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme