Kronikë

134 të vdekur sivjet në aksidente trafiku

Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit dhe tejkalimi i shpejtësisë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të aksidenteve me fatalitet, raporton KTV.

24 orët e fundit janë shënuar 36 aksidente në trafik, në të cilat 5 persona kanë vdekur.

134 persona, gjatë këtij viti, kanë vdekur, derisa shumë të tjerë kanë përfunduar edhe me lëndime të rënda trupore.

Krahasuar me vitin paraprak, kjo shifër është më e lartë.

Rexhepi thotë se si pasojë e ndryshimeve klimatike, ky numër është rritur ndërsa shkaktari kryesor vazhdon të jetë faktori njeri. Pavarësisht një plani më intensiv, të cilin po e zbatojnë njësitet e trafikut në gjithë vendin, gjendja mbetet e njëjtë.

Rreth 400 mijë gjoba ka shqiptuar brenda këtij viti Policia e Kosovës.