Kronikë

Arrestohen katër shtetas serbë në Kosovë për mashtrim

Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar katër shtetas serbë të Kosovës pasi që duke mashtruar kanë kërkuar ndihmë financiare kinse për qëllime humanitare.

Arrestimi ka ndodhur në fshatin Gorazhdec të Pejës ku sipas Policisë janë arrestuar tri femra dhe një mashkull.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.