Rrugët e Kosovës më të përgjakura se një vit më parë Foto: Koha / ilustrim

Rrugët e Kosovës më të përgjakura se një vit më parë

26 dhjetor 2017 06:31

Aksidentet e trafikut u kanë marrë jetën 119 personave në 11 muajt e vitit 2017. Nga janari deri në nëntor janë shënuar 16.122 aksidente në trafik prej të cilave 107 kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë gjithsej 16.970 aksidente prej të cilave 89 kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq kanë humbur jetën 100 persona, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i aksidenteve ka shënuar ngritje edhe fundjavën e fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vetëm në 24 orët e fundit, sipas Policisë, janë shënuar gjithsej 36 aksidente në trafik, prej të cilave 3 kanë përfunduar me fatalitet.

Në një aksident që ka ndodhur të dielën në Komoran të Gllogovcit ka mbetur e vdekur një femër dhe tre persona të tjerë të lënduar. Po të njëjtën ditë, në rrugën Gjakovë-Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksident i rëndë i komunikacioni, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme