Aksidenti në “Rrugën e Kombit”, 5 të lënduar rëndë, mes tyre 3 femra

Aksidenti në “Rrugën e Kombit”, 5 të lënduar rëndë, mes tyre 3 femra

25 dhjetor 2017 20:30

Pesë persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në aksidentin e ndodhur tek “Rruga e Kombit”, si pasojë e përplasjes së dy makinave. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në QSUT, ndërsa mes tyre ndodhen 3 femra.

Policia bën të ditur se, rreth orës 18:10, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të “Urës me Harqe” ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 2 automjete dhe konkretisht: Automjeti tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin M.K., dhe mjeti tip “Audi” AA963FI me drejtues shtetasin D.D, raporton Shekulli.

Si pasojë është lënduar pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja E. K., e cila është dërguar në Q.S.U. Tiranë.

Si dhe nga mjeti “Audi” kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit shtetasi D. D., si dhe pasagjerët shtetasit B. R., shtetasja L. R., si dhe R. H., edhe këta janë transportuar për në Q.S.U. Tiranë.

Shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit “Audi”, por ende po punohet për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit.

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme