Dy të lënduar nga një aksident në Ferizaj Foto: Ilustrim/Koha

Dy të lënduar nga një aksident në Ferizaj

24 dhjetor 2017 20:07

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Driton Islami” në hyrje të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi, tha për Koha.net se bëhet fjalë për dy persona të lënduar.

Ai ka treguar se shkaku i këtij aksidenti është mospërshtatja e shpejtësisë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Koha.net se një veturë ka hyrë brenda në një lokal, ndërkaq policia konfirmoi se janë lënduar 2 persona por nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme