Kronikë

Aksident në Shkup, vdes një 23 vjeçar

Një shkupjan i moshës 23 vjeçare e ka humbur jetën, ndërsa moshatari i tij nga Ohri është në rrezik për jetë pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në orën 03:13 në afërsi të shkollës fillore "Koço Racin" në Shkup.

Siç është theksuar nga policia në aksidentin në bulevardin "Nënë Tereza" shkupjani D.S: (23) duke e drejtuar automjetin "BMW" me targa të Shkupit është përplasur në një shtyllë.

Shoferi, si dhe bashkudhëtari A.N. (23) nga Ohri, janë lënduar më lehtë dhe janë dërguar në Qendrën emergjente-Shkup, ku rreth orës 3:50 D.S. ka ndërruar jetë, ndërsa A.N. është në rrezik për jetë.