Vdes 20 vjeçarja në një aksident në fshatin Greme të Ferizajt Foto: Koha / ilustrim

Vdes 20 vjeçarja në një aksident në fshatin Greme të Ferizajt

24 dhjetor 2017 13:54

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 03:43 minuta në rrugën Ferizaj-Greme, në hyrje të fshatit, ka humbur jetën një person.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësja e veturës Opel Vectra me targa lokale (A.C. f/sh/k, 20 vjeçare), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi automjetin dhe godet një mur, me ç’rast njëra nga pasagjeret (E.M. 20 vjeçare) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara, kishte ndërruar jetë, ndërsa ngasësja e veturës dhe dy pasagjeret tjera kanë pësuar lëndime trupore.

“Të lënduarave, fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, ku ngasësja është trajtuar në këtë ent shëndetësor, ndërsa dy pasagjeret tjera janë dërguar në QKUK Prishtinë, kurse trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pas trajtimit mjekësor, ngasësja e veturës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në mbajte për 48 orë”, bën me dije Policia e Kosovës.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme