I thyejnë veturën në parking, i vjedhin çantat me para dhe dokumente Foto: Ilustrim

I thyejnë veturën në parking, i vjedhin çantat me para dhe dokumente

24 dhjetor 2017 13:29

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka ndodhur një vjedhje në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Sipas këtyre raporteve thuhet se është thyer një veturë e parkuar me ç’rast janë vjedhur dy çanta në të cilat përveç dokumenteve kishte edhe para, transmeton Koha.net.

“Ankuesja, grua shqiptare, ka raportuar se persona të panjohur pasi i kanë thyer veturën të cilën e kishte parkuar. Nga vetura i kanë vjedhur dy çanta dore, në të cilat kishte dokumentet personale, 120 euro dhe 20 franga zvicerane”, thotë PK.

Pk shton se rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme