Vret babanë me çekiç në kokë, kufomën e hedh në liqen Foto: Ilustrim

Vret babanë me çekiç në kokë, kufomën e hedh në liqen

24 dhjetor 2017 09:40

Një krim i tmerrshëm në familje ka ndodhur në Tiranë, ku djali i ka marrë jetën të atit. Mësohet se djali ka qëlluar babanë me çekiç në kokë, ndërsa më tej trupin e pajetë e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Kufoma është nxjerrë mëngjesin e sotëm nga polumbarët, ndërkohë që i dyshuari për ngjarjen është shoqëruar në polici, raportojnë mediat në Shqipëri.

Policia po merr në pyetje të dyshuarin për krimin Selman Aliaj, rreth 28 vjeç, banues në Shkozë.

Duke dhënë detaje mbi ngjarjen policia thotë se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, Selmani ka goditur me një çekiç disa herë në kokë babanë e tij F. Aliaj.

Si pasojë e këtyre goditjeve i moshuari ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar Selman Alija pasi ka vrarë të atin, ka ngarkuar trupin e pajetë të tij në automjetin “Volkswagen”, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i çekiçit me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Ndaj 28-vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme