Kronikë

Arrestohet nga FBI në SHBA vrasësi i policit në Lazarat

Descriptive Text

Është arrestuar nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga autorët e vrasjes së oficerit të RENEA-s në Qershor të vitit 2015 në Lazarat.

Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane dhe FBI, lokalizuan dhe arrestuan tre ditë më parë Ruhan Hiraj, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Gjykata për Krimet e Rënda ne Tiranë caktoi masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim dhe një sërë akuzash te tjera, raporton Tch.

20-vjeçari ishte pjese e grupit të të rinjve nga Lazarati që qëlluan me armë dhe vranë policin Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të Ruhan Hiraj drejt Shqipërisë.