Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Istog

Një grua në moshën rreth 50 vjeçare është gjetur e vdekur në oborrin e saj në fshatin Saradran të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibraj dhe sipas tij njësitet policore i kanë ndërmarrë të gjitha masat, ndërsa rasti është klasifikuar si “hetim i vdekjes”.

Ibraj bëri të ditur se prokurori i rastit ka dhënë leje që trupi i viktimës t’iu dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore.

“Këtë rast na e kemi nën hetim do me thënë është rast hetim i vdekjes, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha masat sikurse në secilin rast dhe është rasti i klasifikuar si hetim i vdekjes mirëpo prokurori ka dhënë leje urdhër që trupi i viktimës t’iu dorëzohet familjarëve për ceremoninë, nuk është dërguar për obduksion”, tha ai.