Tenton t’ia japë katër telefona të birit në burg, arrestohet nëna Foto: Ilustrim

Tenton t’ia japë katër telefona të birit në burg, arrestohet nëna

23 dhjetor 2017 17:05

Një grua ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit pasi ka tentuar që t’i fusë të birit të celularë në qeli.

Mësohet se e arrestuara është identifikuar si Olimbi H., 51 vjeçe, banuese në Fier.

Arrestimi i saj u bë pasi ajo ka tentuar të fut në burgun e Fierit, bashkë me ushqimet dhe 4 aparate celularë djalit të saj të burgosur, transmeton kp.

Kjo gjë është pikasur nga policia gjatë kontrollit të cilët kanë bërë sekuestrimin e aparateve celulare, si dhe arrestimin e nënës së të burgosurit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim" e mbetur në tentativë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme