Policia jep detaje për plaçkitjen e Postës në Zveçan Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për plaçkitjen e Postës në Zveçan

23 dhjetor 2017 12:32

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka dhënë detaje për plaçkitjen e një Poste që ndodhi dje në Zveçan.

“Dy viktima meshkuj Serb kanë informuar se dy persona të panjohur kanë hyrë brenda postës dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur dinar që dyshohet në vlerë rreth 6600€”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit nga vendi i ngjarjes janë larguar me një veturë, e cila pastaj nga njësit policore është gjetur duke u djegur larg vendit të ngjarjes.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe kanë shuar zjarrin. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme