Kronikë

Një femër arrin të ikë nga shtëpia e rrëmbyesit, rrugës vetaksidentohet

Descriptive Text

Mbrëmë në Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident nga një femër e cila në fakt ishte duke ikur nga shtëpia e një burri që e kishte rrëmbyer.

Siç raporton policia, ata kanë arritur më pas edhe të arrestojnë të dyshuarin, transmeton Koha.net.

Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë zjarri pa municion.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari menjëherë pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje.