E rrahin dhe i vjedhin portofolin, arrestohen tre persona Foto: Ilustrim

E rrahin dhe i vjedhin portofolin, arrestohen tre persona

23 dhjetor 2017 11:51

Tre persona janë arrestuar në fshatin Prugovc të Prishtinës, pasi të njëjtit kanë kryer vjedhje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit i kanë vjedhur disa pajisje bujqësorë me vlerë rreth 1370€ dhe një portofol në të cilën kishte 70€ para dhe dokumente të viktimës të cilin e kishin sulmuar”, thuhet në raportin e sotëm policor, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme