Një e vdekur dhe një e lënduar nga aksidenti në fshatin Bërnicë

Një e vdekur dhe një e lënduar nga aksidenti në fshatin Bërnicë

22 dhjetor 2017 21:34

Një aksidenti komunikacioni me fatalitet ka ndodhur rreth orës 19:30 në magjistralen Prishtinë - Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë.

Nga lëndimet e marra në këtë aksident, një pasagjer i gjinisë femërore ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas majorit Fejzullahu, viktima është rreth moshës 20-vjeçare.

Komandanti i Policisë së Trafikut tha se dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vetaksident.

“Shoferi ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka shkaktuar vetaksident. Një pasagjer i gjinisë femërore ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, por shoferi ka shpëtuar pa lëndime”, tha Fejzullahu.

Ai shtoi se shoferi i veturës është vetëdorëzuar dhe gjendet në Stacionin Policor në pritje të vendimit nga prokurori.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme