Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vitit 2011 në Deçan

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vitit 2011 në Deçan

22 dhjetor 2017 13:39

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.Z. për vepër penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK-së, dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.Z. më 01.09.2011 në Deçan tek tregu i gjelbër, me qëllim të privimit nga jeta të M.D., shtënë disa herë me armë automatike, me ç’rast privon nga jeta Z.D. dhe plagos rëndë A.Th. dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes për të qëndruar në arrati deri vitin 2017 kur edhe është arrestuar”, thuhet në komunikatë.

Më tutje në komunikatë thuhet se, “i pandehuri Sh.Z. duke privuar nga jeta me armë të ndjerin Z.D. dhe duke vënë në rrezik jetën e A.Th. ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK-së dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprat penale të cilat i vihen në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme