Kronikë

Kapet hajni i një shtëpie

Në rrugën B, Prishtinë, dje rreth orës 17:30, njësia policore gjatë një pike kontrolli ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor, njofton Policia e Kosovës..

Policia ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net .

Gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar të cilit i është kthyer televizori. I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.