Arrestohen të miturit që vodhën mbi 15 mijë euro Foto: Ilustrim

Arrestohen të miturit që vodhën mbi 15 mijë euro

22 dhjetor 2017 09:44

Në Fushë-Kosovë, viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar policinë se dy persona i kanë vjedhur nga shtëpia e tij një shumë prej 15 850 (pesëmbëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro para të gatshme.

Sipas raportit policor, për këtë rast janë dy të dyshuarit (të mitur).

Ata, transmeton Koha.net kanë pranuar se e kanë kryer veprën si dhe i kanë kthyer paratë e vjedhura të cilat i janë dorëzuar viktimës.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme