I mituri ther me thikë të miturin Foto: Ilustrim

I mituri ther me thikë të miturin

22 dhjetor 2017 09:34

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:30 është raportuar rasti ‘vrasje në tentativë’ në Mitrovicë.

Sipas informatës, një person i lënduar ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal Mitrovicë.

Policia ka kontaktuar viktimën A.S., 17 vjeçar, i cili lëndimet i kishte nga një mjet mprehtë. Viktima mbetet në spitalin rajonal për trajtimin të mëtejmë mjekësor, gjendja e tij është stabile, transmeton Koha.net .

Policia ka identifikuar personit të dyshuar dhe ai, B.H., 15 vjeçar, është arrestuar nga policia.

Pas intervistimit të tij, të dyshuari iu ka shqiptuar masa e ndalimit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme