Kronikë

Theret me thikë një 18 vjeçar në Skenderaj

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se dje rreth orës 12:43 është therur me thikë një 18 vjeçar në Skenderaj, nga i dyshuari B.I., 17 vjeçar.

Viktima L.H., ka marr ndihmën e parë në Skenderaj, kurse më pas është transportuar në QKUK, transmeton Koha.net.

“Fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar me armë të ftohtë (thikë) një person tjetër, ku viktima L.H., 18 vjeçar ka marr ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj dhe është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor. Në bazë të të dhënave të para të siguruara, policia ka identifikuar identitetin e personit të dyshuar, ku i dyshuari B.I., 17 vjeçar sot me datën 21.12.2017 është vet-dorëzuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’, thotë PK.