Në Shtime, shoferi shkel një fëmijë dhe ikë Foto: Ilustrim/Koha

Në Shtime, shoferi shkel një fëmijë dhe ikë

21 dhjetor 2017 09:11

Në fshatin Belincë të Shtimes, dje është raportuar për një incident.

Policia përmes raportit policor ka thënë se një veturë (NN) derisa ishte duke lëvizur ka shkelur një vajzë të vogël dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ndalur fare, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe nga një kalimtar i rastit është dërguar ne QKMF, Shtime, dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme