Një punëtor bie në tokë nga 3 metra lartësi Foto: Ilustrim/Koha

Një punëtor bie në tokë nga 3 metra lartësi

21 dhjetor 2017 09:02

Një punëtor në Viti, gjatë ditës së djeshme ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës.

Siç raporton policia përmes raportit të sotëm policor, i njëjti përderisa ishte duke punuar, ka rënë nga skelet që kishin 3 metra lartësi, transmeton Koha.net.

Ai ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Gjilanit e më pas urgjentisht në QKUK në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme