Arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm

20 dhjetor 2017 16:36

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për terrorizëm në Mitrovicë dhe Lipjan.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në Mitrovicë dhe në Lipjan për zbatimin e urdhërkontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në stacionin e Policisë dy (2) persona: K. P. dhe B. Q.

“Personat e arrestuar nga zyrtarët policorë, dyshohet se kanë shpërndarë propagandë në mbështetje të grupeve terroriste, veprime këto të sanksionuara sipas ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme