Shqiptari kapet me 500 kg marihuanë në kufirin Serbi-Hungari

Shqiptari kapet me 500 kg marihuanë në kufirin Serbi-Hungari

20 dhjetor 2017 15:16

Autoritetet hungareze kanë kapur në kufirin me Serbinë rreth gjysmë toni marihuanë, që kap vlerën e rreth 3,2 milionë eurove, bën të ditur agjencia hungareze e lajmeve, MTI, transmeton Koha.net.

Siç thuhet në njoftim, kjo sasi ishte e fshehur në një kamion, të cilin e drejtonte një shqiptar, i cili të hënën kishte provuar të futej në Hungari përmes pikëkalimit kufitar Raske.

Agjencia hungareze thekson se në kamion është gjetur edhe rreth një kilogram diçka tjetër, që supozohet të jetë hashash.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme