Tre të arrestuar për vjedhje të naftës

Tre të arrestuar për vjedhje të naftës

20 dhjetor 2017 10:58

Janë arrestuar tre shqiptarë, të dyshuar për vjedhje të naftës nga kontejneri i një kompanie, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Ngjarja ka ndodhur më 18 dhjetor rreth orës 21:45 në Han të Elezit, transmeton Koha.net.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur derivate nafte nga kontejneri i një kompanie. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar burra shqiptarë, shtetas të Maqedonisë, si dhe janë konfiskuar mjetet/pajisjet me të cilat dyshohet të jetë kryer vjedhja e naftës”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme