Arrestohen tre burra në Graçanicë që rrahën një tjetër Foto: Ilustrim

Arrestohen tre burra në Graçanicë që rrahën një tjetër

20 dhjetor 2017 10:46

Janë arrestuar tre burra serbë, dy shtetas të Serbisë dhe një i Kosovës, pasi kanë rrahur një burrë të komunitetit rom, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar serbë, dy shtetas të Serbisë ndërsa njëri i Kosovës, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht viktimën, burrë i komunitetit rom. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme