Kronikë

Hetohet djegia e dy lokaleve afariste në Shtime

Sektori i sigurisë dhe i emergjencës ka nisur hetimet për djegien e dy lokaleve afariste në përfshirë nga flakët.

Sipas konstatimeve të zyrtarëve komunalë, lokali i parë i AKP-së i cili është përfshirë nga flakët ka rrjedhur si pasojë e moskujdesit të pronarit gjatë përdorimit të bombolës së gazit për ngrohje, ndërkohë si shkak i kësaj është përfshirë nga flakët edhe lokali tjetër afër tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Adem Ramadani, zyrtar për operativë dhe planifikim në Komunën e Shtimes, ka thënë se të martën kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i nisur hetimet lidhur me zjarrin në dy lokale në qendër të qytezës. Sipas tij, Komuna është duke e formuar edhe një komision të ekspertëve për t’i konstatuar dëmet e shkaktuara.

Kemi nisur hetimet lidhur me këto lokale, të cilat janë përfshirë nga fjalët shkaku i bombolës së gazit. Fatkeqësisht bombolat e gazit nuk kontrollohen nga asnjë institucion, ndaj qytetarët i blejnë ato të reja dhe ndërkohë mbushen me gaz për shërbime të caktuara.

Sami Baftiu, përfaqësues i lokalit të djegur, tregon se për pak sekonda i gjithë lokali me këpuca është përfshirë nga zjarri, megjithëse bombola e gazit ka qenë në gjendje të mirë teknike. Baftiu, i cili ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore shkaku i përballjes me flakët, tregon se mundësitë ishin të vogla për të shpëtuar diçka nga malli brenda lokalit. Bombolat e gazit nuk janë kontrolluar nga asnjë institucion për gjendjen teknike të tyre, andaj si pasojë e kësaj më janë dëmtuar 25-30 mijë euro material në këpucë, ka thënë Baftiu.

Ndërkaq Sadush Ferizi, pronar i një lokali tjerët i cili po ashtu është përfshirë nga flakët, ka thënë se zjarrfikësit e Shtimes kanë intervenuar me shumë vonesë.

Nga ana tjetër Bajram Gashi, komandant i Njësisë së zjarrfikësve, ka thënë se gjatë së mërkurës ekipi profesional do të dalë në vendin e ngjarjes për ta bërë konstatimin e dëmeve në përgjithësi, ndërkaq sa i përket intervenimit në këtë ngjarje ai shpjegon se pas 2 minutave zjarrfikësit kanë intervenuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)