Kronikë

Operacioni antidrogë në Mal të Zi prangos shqiptarë nga Kopliku e Tuzi

Descriptive Text

Një 27 vjeçar nga Kopliku, pronar i një lokali luksi në Bajzë, u arrestua nga policia e Malit të Zi gjatë operacionit antidrogë “Trik”. Ai është Ndue Pepaj i njohur në zonë si milioner.

11 persona u arrestuan nga Policia e Malit te Zi gjatë operacionit të koduar “Trik” ose “Mashtrimi”, operacion i cili ka një vit që ka nisur.

Në pranga ka përfunduar edhe Ndue Pepaj 27 vjeçar, pronari i një lokali Cavaliero në Bajzë të Koplikut. Prokuroria malazeze e akuzon Pepajn si një nga organizatoret e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në Malin e Zi. Për Pepajn është ngritur akuza e krijimit ë grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë gjatë periudhës një vjeçare hetimore janë sekuestruar gjithsej 928 kg Kanabis Sativa, 1,7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike heroinë.

Tetë persona u arrestuan që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Kurse të dielën dhe të hënë në Podgoricë u kapën Ndue Pepaj 27 vjeç nga Malësi e Madhe, Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi. Gjatë kontrollit në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete si dhe një armë zjarri automatik, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës.

Hetuesit thanë se për të do të bëhet ekspertizë, pasi dyshohet se është përdorur në ndonjë vrasje.