Arrestohet 51 vjeçari në Vlorë, u kap me 77 kg kanabis

Arrestohet 51 vjeçari në Vlorë, u kap me 77 kg kanabis

19 dhjetor 2017 09:51

Policia e Vlorës ka ndaluar një 51 vjeçar, i cili ishte duke transportuar 77 kilogramë lëndë narkotike. Policia njofton se në pranga ka rënë Renato Agalliu, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë trafikonte lëndë narkotike. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”.

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen “11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip “Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu. Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg. Po ashtu policia njofton se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme