Catania mbyll dosjen “Habilaj”, Saimir Tahiri s'është mes të hetuarve

Catania mbyll dosjen “Habilaj”, Saimir Tahiri s'është mes të hetuarve

18 dhjetor 2017 12:30

Prokuroria e Catanias (Itali) ka mbyllur hetimet për sa i përket dosjes “Habilaj”, ndërkohë që sipas medieve italiane, emri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri nuk është mes emrave të personave në hetim.

Meridionews.it raporton se lista e autorëve të dyshuar në dokumentin përfundimtar te hetimeve të Prokurorisë së Katanias përbëhet nga 15 persona, ku më i njohuri në atë listë është Moisi Habilaj. Sipas të njëjtës media, Habilaj është më i njohuri jo vetëm për shkak të akuzës si kreu i organizatës, por edhe për shkak se ai është kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Meridionews.it, raporton se të vetmit shqiptarë që janë pjesë e hetimeve përfundimtare, përveç Moisi Habilajt janë edhe Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ku Sulaj ndodhet në burgun e Piazza Lanza, ndërsa Minaj do të presë evoluimin e çështjes gjyqësore.

Në listën e 15 emrave nukpërmendet Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Armando Sulaj dhe Nezar Seiti sejane ende ne kerkim. Keto 15 te pandehur tani do te dalin para gjykates se Katanias.

Vendimi i Prokurorise se vendit fqinj pergenjeshtron "scoop"-et e ndryshme qe ditet e fundit jane prodhuar ne studio televizive nga disa gazetare "investigative" sipas te cileve pikerisht Prokuroria e Katanias qe po heton çeshtjen Habilaj, kishte perfshire ne hetime dhe ish ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

Emri i Saimir Tahirit doli në skenë, pas publikimit të disa përgjimeve të realizuara nga Prokuroria e Katanias, ku sipas dokumenteve të publikuara edhe në mediat shqiptare, Habilajt dhe anëtarët e tjerë të grupit përmendnin emrin Saimir ose shefi i madh.

Pozita e ish-ministrit të Brendshëm, ashtu sikurse citon edhe Meridio news rëndohej pas denoncimit të ish-efektivit Dritan Zagani, se Tahiri u kishte shitur Habilajve makinën e tij. Tahiri në fakt e pranoi një fakt të tillë, por deklaroi se i kishte kushërinj të largët dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetin e tyre.

Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për t’iu bllokuar pasaportën Saimir Tahiri, duke i ndaluar në këtë mënyrë të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Gjithashtu në bazë të dosjes “Habilaj”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 3 urdhëra arresti për zyrtarë të lartë të policisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme