Kronikë

Tre shtetas të huaj arrestohen në aeroport për posedim të falsifikuar të pasaportave

Në aeroportin “Adem Jashari”, dje janë arrestuar tre persona.

Policia e Kosovës bën të ditur se tre të arrestuarit ishin shtetas të huaj.

Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër, e arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë kontrollit të dokumenteve në shkuarje, ata kanë prezantuar pasaportat e tyre të falsifikuara.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.