Kronikë

Aksident i rëndë te Katedralja në Prishtinë

Një aksident ku janë përfshirë më shumë se dy makina ka ndodhur në udhëkryqin mes kampusit universitar dhe katedrales në Prishtinë.

Fotografitë për portalin Koha.net i ka dërguar një lexuese, sipas së cilës ka edhe të lënduar.

Së paku një grua është e lënduar dhe është transportuar me makinë të ndihmës së shpejt për në Emergjencë, thotë kjo dëshmitare.

Portali Koha.net ka provuar të vë kontakt me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje nga ky aksident, por të premten mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.

{gallery}