Kronikë

Policia parandalon një garë me qen në Firajë

Pas grumbullimit të informacioneve dhe përmes rrugëve operative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me Stacionin Policor në Shtërpcë, ka parandaluar mbajtjen e një gare (ndeshje) me qen, e cila ishte paralajmëruar që të mbahej sot në fshatin Firajë të Shtërpcës.

“Policia e Ferizajt, që nga dje dhe sot ka bërë angazhim maksimal për të parandaluar këtë garë (luftë) me qen, e cila si e tillë, dhe sikur në shumicën e vendeve të civilizuara të botës, konsiderohet ilegale ndërsa abuzimi me kafshë, sanksionohet edhe me ligj”, ka thënë Basri Shabani, zv/drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt.

Kujtojmë se për të penguar mbajtjen e kësaj gare, ishte nisur edhe një peticionin në ueb-faqen e peticioneve Change.org, për të cilën raportoi dje edhe Koha.net.