E plagos një person me pushkë ajrore, arrestohet

E plagos një person me pushkë ajrore, arrestohet

17 dhjetor 2017 12:37

Në Deçan është plagosur me pushkë ajrore aksidentalisht një person, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:20, transmeton Koha.net.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore viktimën, burrë shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç’rast kane konfiskuar një pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm”, thuhet në komunikatë.

PK shton se viktima është dërguar në emergjencën e Pejës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme