Kronikë

Të dehur sulmojnë policët, arrestohen

Dy burra janë arrestuar në Prizren pasi nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, transmeton Koha.net.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, që thotë se ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor rreth orës 00:40.

“Janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë drejtuar veturën si dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, derisa po legjitimoheshin. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorin janë dërguar në mbajtje.