Blerësi nga Peja rrahet dhe detyrohet të paguajë dy herë për tokën e blerë

Blerësi nga Peja rrahet dhe detyrohet të paguajë dy herë për tokën e blerë

16 dhjetor 2017 11:51

Në Pejë, një burrë është ankuar në polici pasi i njëjti thotë se në muajin mars të 2015-s, pasi kishte blerë një parcelë toke nga një person, për të njëjtën kishe paguar para disa herë.

Thotë se edhe në muajin qershor e gusht të 2017-s, tre persona të panjohur e kanë futur në një veturë, e kanë rrahur dhe kanosur e më pas me forcë i kanë marrë 5500 euro para të gatshme, njofton policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai tregon se më pas e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme