Arrestohet pasi vodhi derivate nga një kamion, ankuesi që gjuajti me armë lirohet

Arrestohet pasi vodhi derivate nga një kamion, ankuesi që gjuajti me armë lirohet

16 dhjetor 2017 11:40

Në fshatin Nerodime të Epërme të Ferizajt, ka ndodhur një vjedhje e më pas edhe të shtëna me armë.

Policia përmes raportit policor njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë, dyshohet se kishte vjedhur derivate nga një kamion që ishte pronë e ankuesit mashkull.

Në këtë rast, ankuesi pasi i kishte vërejtur ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësitë policore nga ankuesi kanë konfiskuar një AK 47 me katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për vjedhje është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për përdorim të armës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme